Shaip Kamberi fitoi mandatin e katërt, Begaj: Mbështetje për shqiptarët e Preshevës

Shaip Kamberi
Presidenti Bajram Begaj ka uruar deputetit Shaip Kamberi për mandatin e katërt parlamentar në Kuvendin e Serbisë.
Udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, që përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, mori 11.500 vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.
“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.
Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” shkroi presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk arritën të krijojnë një koalicion të përbashkët.
Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës dhe serbët e Kosovës.