Categories: LajmeRajoni

Shaip Kamberi thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Vuçiq mund të hakmerret ndaj Luginës së Preshevës

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe njëherësh deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë apel faktori ndërkombëtar se presidenti Aleksandër Vuçiq, mund të ndërmarrë aksione hakmarrëse në Luginën e Preshevës, pas aksionit që i dështoi në Banjskë të Zveçanit.

Sipas Kamberit, Vuciq deklaroi mbrëmë se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminelë të trajnuar nga Presheva”.

Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?. Mos ndoshta kjo është paralajmërim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?.Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryjnë në Luginë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai fton bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative, siç e quan ai, “të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

8 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

9 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

10 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

10 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

10 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

10 hours ago