Shakira shmang gjyqin për evazion fiskal, bie dakord të paguajë një gjobë prej 7.5 milionë eurosh

Shakira 1

Shakira 1

Këngëtarja kolumbiane e muzikës pop Shakira ka shmangur gjykimin për evasion fiscal. Ajo arriti një marrëveshje me prokurorët spanjollë ku  do t’i duhet të paguajë një gjobë prej 7.5 milionë euro. 

Nëse do të shkonte në gjyq, prokurorët do të kërkonin që këngëtarja të dënohej me tetë vite burg dhe me një gjobë prej 23.8 milionë erosh.

Nga ana e saj këngëtarja ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar, ndërsa thotë se ra dakord për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës duke patur prioritet mirëqenien dhe interesin e fëmijëve të saj.

“Gjatë gjithë karrierës sime, gjithmonë jam përpjekur të bëj atë që është e drejtë dhe të jap një shembull pozitiv për të tjerët. Fatkeqësisht, dhe pavarësisht këtyre përpjekjeve, autoritetet tatimore në Spanjë ndoqën një çështje kundër meje, ashtu siç kanë bërë kundër shumë sportistëve profesionistë dhe individëve të tjerë të profilit të lartë, duke u harxhuar atyre energjinë, kohën dhe qetësinë e atyre njerëzve për vite me radhë. Ndërsa isha e vendosur të mbroja pafajësinë time në një gjyq që avokatët e mi ishin të bindur se do të kishin vendosur në favorin tim, unë kam marrë vendimin për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje me interesin më të mirë të fëmijëve të mi në zemër të cilët nuk duan të shohin mamin që sakrifikon mirëqenien e saj personale në këtë luftë, ” deklaroi Shakira

Në qendër të çështjes ishte statusi i rezidencës së Shakiras nga viti 2012 deri në 2014, vite për të cilat prokurorët pretendojnë se ajo jetonte në Spanjë por të regjistruar si rezidencë zyrtare kishte një vend tjetër.

Sipas ligjit spanjoll, ata që jetojnë më shumë se gjashtë muaj në atë vend,  konsiderohen rezidencë për arsye tatimore.

Por këngëtarja pretendon se Spanja nuk ishte vendi ku kishte jetuar më shumë në atë kohë, pavarësisht se në atë periudhë ishte në marrëdhënie me ish -bashkëshortin, ish futbollistin spanjoll Gerard pique,  dhe si rezidente për arsye tatimore u regjistrua në vitin 2015/ CNN

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.