Shangai goditet nga tajfuni më i fortë në 75 vjet
Shangai është goditur nga tajfuni Bebinca, më i forti në 75 vite, duke lënë pas shkatërrime të mëdha. Qindra mijëra njerëz u evakuuan pasi një tajfun i fuqishëm, ndërsa janë ndërprerë të gjitha fluturimet në zonë.
Shërbimet e trenave gjithashtu u anuluan dhe autostradat u mbyllën. 25 milionë banorët e Shangait ishin këshilluar të qëndronin në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë.
Autoritetet lëshuan një alarm të kuq për Bebinca, niveli më i lartë, pasi shpejtësia e erës deri në 151 km/h. Është e rrallë që Shangai të goditet drejtpërdrejt nga tajfunët e fortë.
Tajfuni Bebinca kaloi gjithashtu në Japoni dhe në Filipinet qendrore dhe jugore, ku rënia e pemëve vrau gjashtë persona.
Media shtetërore kineze tha se Bebinca pritej të lëvizte në veri-perëndim, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në provincat Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui.