Categories: LajmePolitikë

Shantazhet online me pasoja dramatike, Rama takon numrin 2 të TikTok: Masa për moderimin e mesazheve në gjuhën shqipe

Disa ngjarje dramatike të kohëve të fundit në vendin tonë, në lidhje me abuzimin, shantazhin, bullizimin, shoqëruar në disa raste edhe me pasoja tragjike, si pasojë e keqpërdorimit të platformave të rrjeteve sociale, kryesisht të TikTok-ut, duket se kanë detyruar kryeministrin, Edi Rama, që ‘të trokasë’ personalisht në zyrat qendrore të TikTok-ut.

Ai ka zhvilluar një takim në zyrat e TikTok-ut me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram, ku ka diskutuar me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare në rrjetet sociale. Rama shkruan se në këtë takim është njohur me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social TikTok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, mbyll postimin Rama të publikuar në rrjetet sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

5 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

5 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

5 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

5 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

5 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

5 hours ago

This website uses cookies.