Lajme

Shantazhi nën emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi thirret në SPAK: Vendos në dispozicion telefonin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se do të paraqitet në SPAK ku do të pyetet nga prokurorët mbi mesazhet shantazhuese që ka marrë së fundmi të shoqëruar nën emrin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Bardhi tha para gazetarëve se në orën 15:00 të ditës së sotme do të paraqitet në zyrat e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë shpjegime të mëtejshme mbi kallëzimin e bërë për shantazh ndaj tij të dy ditëve më parë.

Ai theksoi se është gati që t’u vendosë prokurorëve, telefonin e tij personal sipas procedurave ligjore që nevojiten mbi hetimin e rastit në fjalë.

Të hënën bëra publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara dhe që nuk ekzistojnë. Prokuroria e Posaçme është vendosur në lëvizje që atë ditë. Kam treguar gatishmërinë për t’i vendosur në dispozicion telefonin tim sipas procedurave ligjore dhe sot do të paraqitem atje për këtë veprim hetimor të nevojshëm për të hetuar atë kallëzim që unë kam bërë”, u shpreh Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat foli edhe padinë e bërë po në SPAK ndaj kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë mbi moszbatimin sipas tij të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal që e parashikon me 3 vite burg. Për këtë arsye i jemi drejtuar sot SPAK-ut për veprat konkrete që kanë kryer 73 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, nënvizoi Bardhi.

Ai shpjegoi më tej se opozita po akuzohet pa të drejtë për veprimet e saj të dhunshme në seancën e fundit në Kuvend, ndërsa akuzoi mazhorancën për korrupsion.

Të akuzosh deputetët e opozitës se kanë kryer krime ndërkohë këta nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi thyer apo djegur karriget. Karrigia është mjeti jonë i punës e shumta që mund të sjellë është dëmshpërblimi nga paga e deputetëve”, theksoi Gazment Bardhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

12 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

13 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

13 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

13 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

15 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

15 hours ago

This website uses cookies.