SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë ndaj nxënësve në shkollë, 1 viktimë dhe 6 të plagosur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në shtetin e Iowa, SHBA, ku një 17-vjeçar i armatosur ka qëlluar për vdekje një nxënës dhe ka plagosur pesë të tjerë. Personat e plagosur janë 4 nxënës dhe drejtori i shkollës. Kjo është hera e dytë që regjistrohen të shtëna me armë zjarri nga nxënës në këtë shkollë.
Autori 17-vjeçar, Dylan Butler, ishte nxënës në këtë shkollë, i cili më pas u vetëvra. Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu dhe një pistoletë, ndërsa gjatë sulmi ai kishte bërë edhe një sërë postimesh në rrjetet sociale, përmbajtja e të cilave nuk bëhet me dije.
Sulmi ndodhi në ditën e parë të mësimit për semestrin e ri, ndërsa pasoi një vit në të cilin u regjistruan më shumë se 80 të shtëna në shkolla në SHBA./ CNN