Lajme

SHBA akuza Iranit, dyshime se hakerat iranianë i dërguan fushatës së Biden informacione për Trump-in

FBI dhe agjencitë e inteligjencës amerikane thanë të mërkurën se hakerët iranianë u dërguan   zyrtarëve të angazhuar me fushatën e presidentit Biden, informacione në lidhje me fushatën elektorale të Donald Trumpit.  ” Që nga qershori, aktorët kibernetikë dashakeqë iranianë kanë vazhduar përpjekjet për të dërguar materiale të vjedhura, jo publike të lidhura me fushatën e ish-presidentit Trump në organizatat mediatike amerikane”, – thanë në një deklaratë të përbashkët FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike në SHBA.

“Ky aktivitet kibernetik është shembulli më i fundit i qasjes së Iranit për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në procesin tonë zgjedhor,” – shtuan agjencitë federale, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion se e-mail-et u janë kthyer përgjigje. Në një deklaratë, fushata e Trumpit tha se Harris dhe Biden duhet të sqarojnë nëse e kanë përdorur materialin e hakërruar për të dëmtuar kandidatin republikan. Ndërsa vetë Trump tha Irani hakeroi fushatën e tij për të ndihmuar demokratët.

Ekipi elektoral i Harris, duke reaguar pas njoftimit të FBI-së, tha se nuk është në dijeni të ndonjë materiali të dërguar drejtpërdrejt në fushatën e kandidates demokrate. Në gusht, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin për sulme kibernetike kundër fushatave të të dy kandidatëve presidencialë. Teherani mohoi ndërhyrjen duke thënë se ato akuza ishin të pabaza dhe krejtësisht të papranueshme, ndërsa theksoi se Irani nuk ka asnjë motiv dhe as synim për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

3 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

3 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.