SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Avioni me 64 pasagjerë përplaset

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me një helikopter ushtarak mbi kryeqytetin amerikan Uashington mbrëmjen e së mërkurës teksa po i afrohej aeroportit Ronald Reagan. Sipas informacioneve të deritanishme, janë nxjerrë të paktën 18 trupa.

Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur apo të mbijetuar.

Po ashtu, nuk dihet se cili ishte shkaku i përplasjes dhe arsyeja përse kulla e vrojtimit nuk dha sinjal për helikopterin ushtarak që po fluturonte në hapësirën ku kalon avioni.

Sipas American Airlines, në bordin e avionit të pasagjerëve ndodheshin 64 persona, 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa helikopteri Sikorsky H-60 ​​Black Hawk mbante tre personel ushtarak.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është informuar mbi aksidentin fatal, dhe në një deklaratë për media u shpreh se po puinohet për gjetjen e të gjithë trupave.

“Jam informuar plotësisht për aksidentin e tmerrshëm që sapo ndodhi në Aeroportin Kombëtar Reagan. Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme që po bëhet nga reaguesit tanë të parë. Unë jam duke monitoruar situatën dhe do të jap më shumë detaje kur të dalin”, u shpreh Trump.

Mbi aksidentin tragjik reagoi dhe nënkryetari JD Vance i cili po ashtu u shpreh se është nëmonitorim të ngjarjes.

“Ju lutemi thoni një lutje për të gjithë të përfshirë në përplasjen në ajër pranë aeroportit Reagan këtë mbrëmje. Ne jemi duke monitoruar situatën, por tani për tani le të shpresojmë për më të mirën.”, shkruan Vance në rrjetin social X.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.