9daab659a9684b5f8a9127c971af9eb7
James Glynn, gjenerali që udhëhoqi Marinën Amerikane në Irak dhe më pas fushatën për të ndaluar ISIS, ndodhet në Izrael.
Ai është një nga oficerët me përvojën më të madhe, që është dërguar nga amerikanët për të këshilluar. Kështu është zbuluar nga faqja e internetit “Axios”.
Administrata Biden është e shqetësuar se Izraeli nuk është ende gati të nisë një pushtim tokësor me një plan që do të funksionojë, shkruan “New York Times”.
Të gjitha burimet amerikane janë shumë të kujdesshme për të vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk po i thonë Izraelit “çfarë të bëjë”, por dërgimi i Glynn – i cili nuk do të qëndrojë në Izrael kur të fillojë ofensiva – dhe ushtarëve të tjerë shërben për të ndihmuar në analizimin e sfidave të një lufte urbane.
Izraeli duhet të vendosë, për shembull, nëse do të përpiqet të eliminojë Hamasin me sulme të kombinuara me ato forcave speciale (siç bënë avionët amerikanë dhe trupat irakiane dhe kurde në Mosul) ose nëse do të hyjë me tanke dhe këmbësorie (si marinsat dhe ushtarët amerikanë, së bashku me forcat irakiane dhe britanike në 2004 në Falluxha).
Në të dyja rastet do të ketë humbje, por në të dytën ato do të jenë më të larta, si tek civilët ashtu edhe tek trupat. Shumë në Pentagon besojnë se operacionet në Mosul dhe Raqqa të kryera më shumë se një dekadë pas ndërhyrjes në Falluxha janë një model më i mirë për luftën urbane. Por edhe në Mosul përllogaritjet e civilëve të vrarë janë nga 9 mijë deri në 11 mijë.
Administrata Biden po përgatitet gjithashtu për mundësinë që 600 mijë amerikanë që jetojnë në Izrael dhe Liban mund të kenë nevojë të evakuohen nëse lufta përshkallëzohet.
“Washington Post” shkruan se ky do të ishte skenari më i keq, “dhe ka skenarë që konsiderohen më të mundshëm”, por që duhet të merren ende në konsideratë.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.