Lajme

SHBA dhe BE dënuan dhunën në Kuvend, Bardhi: Mosnënshtrimi, e vetmja formë për të mbrojtur shtetin ligjor

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE-së, ku dënuan dhunën e ushtruar prej tyre në Kuvend gjatë seancës plenare të 30 shtatorit.

Bardhi u shpreh se reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor.

“Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal”, deklaroi Bardhi.

Ky i fundit u shpreh më tej se nuk ka akt më antidemokraitk se tentativa për të zhbërë opozitën, duke iu referuar si arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ashtu edhe grupit parlamentar socialist për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

“Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën.  Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar”, theksoi Bardhi në reagim.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dënoi dhunën e ushtruar në Kuvend gjatë seancës plenare të 30 shtatorit, ndërsa shton se palët duhet të angazhohen në dialog konstruktiv që do i shërbejë demokracisë dhe të ardhmes integruese të vendit në BE.

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka dënuar aktet e dhunës, ndërsa bëri thirrje që të shmangen këto situata dhe të ulen tensionet.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

19 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

20 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

20 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

20 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

21 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

21 hours ago

This website uses cookies.