Categories: BotaLajme

SHBA dhe Venezuela shkëmbejnë të burgosurit

Shtetet e Bashkuara liruan një aleat të ngushtë të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në këmbim të lirimit të 10 amerikanëve të burgosur në vendin e Amerikës së Jugut dhe kthimin e një kontraktori të arratisur të kërkuar nga drejtësia amerikane, njoftoi të mërkurën administrata e Presidentit Biden.

Të burgosurit amerikanë u kthyen në tokën amerikane të mërkurën vonë, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Gjashtë prej tyre mbërritën në Aneksin e aeroportit Kelly në San Antonio.

Savoi Wright, një kalifornian i cili ishte arrestuar në Venezuelë në tetor, tha: “Më në fund i lirë, më në fund i lirë, faleminderit Zotit të plotfuqishëm, më në fund i lirë”. 

Maduro festoi kthimin e Alex Saab si një “triumf për të vërtetën” mbi atë që ai e quajti një fushatë të gënjeshtrave, kërcënimeve dhe torturave të udhëhequra nga SHBA kundër dikujt që ai e konsideron si një diplomat venezuelian të arrestuar ilegalisht me një urdhër amerikan.

I kërkuari Leonard Glenn Francis, i njohur me nofkën “Fat Leonard”, truri pas skemës më të rëndë të korrupsionit në historinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara, iu dorëzua autoriteteve amerikane si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Venezuelën.

Ai ishte arrestuar një dekadë më parë në një hotel në San Diego gjatë një operacioni federal. Tre javë përpara se të përballej me dënimit, në shtator të vitit 2022, ai u arratis nga arresti shtëpiak.

Hetuesit thonë se ai i vodhi ushtrisë amerikane më shumë se 35 milionë dollarë duke korruptuar dhjetëra oficerë të rangut më të lartë të marinës me femra, festa luksoze dhe dhurata të tjera. Ai u arrestua nga policia venezueliane ndërsa përpiqej të udhëtonte me aeroplan nga Karakasi.

Administrata e Presidentit Biden po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me vendin që njihet për prodhimin e naftës.

Lirimi më i madh i të burgosurve amerikanë në historinë e Venezuelës vjen disa javë pasi Shtëpia e Bardhë ra dakord të pezullojë disa sanksione, pas një angazhimi të Presidentit Maduro për të punuar drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale në vitin 2024. AP

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League në RTSH, Amorim rikthen Onanën për ndeshjen me Lionin: Vetëm koha do të tregojë nëse kam gabuar!

“Andre Onana do të jetë në fushë nesër që nga minuta e parë. Si trajner…

9 hours ago

“God save Donnarumma!”, shtypi francez ironi me Princin Uilliam dhe Aston Vilën

“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen…

9 hours ago

Kombëtarja e veteranëve fiton turneun “Prizren Masters Cup 2025”

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren…

9 hours ago

Meloni bisedë telefonike me von der Leyen para takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen patën një…

9 hours ago

“Faleminderit Kukës” – Përkujtohet 26-vjetori i eksodit ’99, shqiptarët e Kosovës mirënjohës

Qytetarët e Kosovës kaluan në mënyrë simbolike kufirin, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të eksodit biblik të 1999-ës. Për të 25-tin vit…

9 hours ago

Ulçera e stomakut – Një dietë e ekuilibruar ndihmon në mbrojtjen e mukozës së stomakut

Ulçera e stomakut është dëmtim i mukozës së stomakut që ndodh si rezultat i irritimit.…

10 hours ago