SHBA- Donald Trump cakton Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes
Pak pas zgjedhjes së tij si President i SHBA-ve, Donald Trump nisi lëvizjet për formimin e kabinetit, duke caktuar fillimisht Susie Wiles shefe të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, dhe mbrëmjen e djeshme caktoi Pete Hegseth si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes.
Hegseth është një veteran i ushtrisë dhe ish-kreu i dy grupeve të avokimit për veteranët ushtarakë. Ai kandidoi më parë pa sukses për një vend në Senat në Minesota.
“Pete është i ashpër, i zgjuar dhe një besimtar i vërtetë në Amerikën e Para. Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës janë në dijeni – Ushtria jonë do të jetë përsëri e madhe dhe Amerika nuk do të tërhiqet kurrë”, shkroi Trump në një deklaratë.
Emërimi i tij është një nga më të shumëpriturit në kabinetin e Trump, ndërsa luftërat në Ukrainë dhe Gaza vazhdojnë.
“Askush nuk lufton më fort për trupat dhe Pete do të jetë një kampion i guximshëm dhe patriot i politikës sonë ‘Paqe përmes Forcës'”, tha Trump.