Categories: BotaLajme

SHBA godet milicitë e Iranit në Irak, Austin: Përgjigje ndaj sulmeve që kanë bërë ndaj nesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se forcat e saj kanë kryer sulme në Irak në tre objekte të përdorura nga milicia e mbështetur nga Irani.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin sulmet “proporcionale” kishin në shënjestër “grupin e milicisë Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin.

Ai tha se sulmet ishin “përgjigje e drejtpërdrejtë” ndaj sulmeve kundër SHBA-së dhe aleatëve të koalicionit në Irak dhe Siri.

Një numër i personelit ushtarak amerikan u plagos në një sulm me raketa në një bazë ajrore në Irakun perëndimor javën e kaluar.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CentCom) tha në atë kohë se një milici e mbështetur nga Irani shënjestroi bazën ajrore Al Asad, e cila pret trupat amerikane, me raketa balistike dhe raketa.

Një grup që e quan veten Rezistenca Islamike në Irak mori përgjegjësinë për atë sulm, transmeton BBC. 

Sipas Institutit të Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt me bazë në SHBA, grupi u shfaq në fund të vitit 2023 dhe përbëhet nga disa grupe të armatosura të lidhura me Iranin që veprojnë në Irak. Ajo ka marrë përsipër sulme të tjera kundër forcave amerikane në javët e fundit.

Në një deklaratë, Austin vlerësoi “profesionalizmin” e personelit ushtarak amerikan në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve të fundit në Irak, si pjesë e përpjekjeve “për të çmontuar dhe degraduar më tej ISIS [grupin e Shtetit Islamik]”.

Austin theksoi se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden “nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprimet e nevojshme” për të mbrojtur interesat amerikane.

Ne nuk kërkojmë të përshkallëzojmë konfliktin në rajon. Ne jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe objektet tona. Ne u bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që të ndalojnë menjëherë këto sulme,” tha ai.

Ushtria iraniane ka kryer një numër sulmesh raketore gjatë javës së fundit kundër objektivave në Siri, Irak dhe Pakistan.

Të shtunën e kaluar, Irani akuzoi Izraelin për kryerjen e një sulmi ajror në kryeqytetin sirian Damask, i cili vrau pesë anëtarë të lartë të forcave të sigurisë të Iranit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve

Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon…

3 hours ago

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional

Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të…

3 hours ago

Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër

Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në…

4 hours ago

PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër

Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër. Gjatë këtyre…

5 hours ago

Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci,…

5 hours ago

Berisha takim me biznesin e qytetarët – Lideri i opozitës premton mbështetje për çiftet e reja dhe fëmijët e tretë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë…

5 hours ago