Categories: BotaLajme

SHBA goditet nga stuhia e fuqishme, 4 viktima. Mijëra persona pa energji elektrike mes temperaturave nën zero

Një stuhi e fuqishme ka goditur një pjesë të madhe të SHBA-së lindore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa shtete. Janë më shumë se 600 mijë  shtëpi dhe biznese që kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se ishte e shqetësuar që banorët nuk kishin energji elektrike, mes temperaturave shumë të ulëta.

Si pasojë e stuhisë vdekjeprurëse, të paktën katër viktima u raportuan në Alabama, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut.

Stuhia e fuqishme ka gjeneruar 25 raporte për tornado në Teksas, Alabama, Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut që nga e hëna. Në Karolinën e Jugut, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga një tornado në qytetin e Bamberg, ku ndërtesa shekullore e Bashkisë u shemb.

Më shumë se 1.350 fluturime u anuluan, në aeroportet e Atlantës, Dallas-Fort Worth, Florida dhe Karolinës së Veriut./ CNN

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

12 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

12 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago