Bota

SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izraelit! Zyrtarët amerikanë udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme

“Irani nuk duhet t’i kundërpërgjigjet sulmeve të Izraelit në territorin e tij”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

“Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izraelit,” tha Jean-Pierre, përpara se të shtonte se “nëse Irani zgjedh të përgjigjet, SHBA do të qëndrojë pranë për të ndihmuar Izraelin në mbrojtjen e tij”.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Methju (Matthew) Miller përsëriti se SHBA-të besojnë se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmit.

 “Nuk do të flas për komunikimet mes dy qeverive tona, reale apo imagjinare. Por siç e kemi bërë të qartë publikisht dhe mund t’ju them se Irani e di qartë këtë mesazh, ata nuk duhet të vazhdojnë ta përshkallëzojnë këtë konflikt,” tha ai në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Sakaq, Zyrtarë të lartë amerikanë po udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme për të zgjidhur konfliktet në Gaza dhe Liban dhe për të penguar një përgjigje iraniane ndaj sulmeve të Izraelit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë Amos Hochstein dhe Brett McGurk do të jenë në Izrael këtë të enjte për diskutime rreth Libanit, Gazës, Iranit, pengjeve dhe “çështjeve të tjera rajonale.

Më vete, drejtori i CIA-s  Bill Burns  do të jetë në Kajro, ndërsa komandanti i CENTCOM Erik Kurilla po udhëton në rajon për të diskutuar mbrojtjen rajonale.

Vizitat pasojnë sulmet shkatërruese ajrore izraelite në Gaza dhe Liban këtë javë, duke përfshirë një sulm në Beit Lahiya të cilin Departamenti i Shtetit e konsideroi “të tmerrshëm”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

10 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

10 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

10 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

10 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

10 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

10 hours ago

This website uses cookies.