Lajme

SHBA-ja dhe Ukraina bisedime javën e ardhshme, i dërguari i posaçëm i Trump zbulon vendin e takimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ekipi i tij do të takohet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Zelenskyy tha se planifikon të vizitojë Arabinë Saudite të hënën për një takim me princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud. “ Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë,” tha ai.

Ukraina është më e interesuara për paqen. Siç i thamë @POTUS, Ukraina po punon dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive për një paqe të shpejtë dhe të besueshme”.

Zelenskyy tha gjithashtu se lufta “duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur” dhe përsëriti sugjerimin se mund të kishte një armëpushim në qiell dhe në det.

Pak më herët i dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se ai po përpiqet të organizojë një takim me delegacionin Ukrainas në Arabinë Saudite për të diskutuar rreth një marrëveshje paqeje.

Steve Witkoff, tha sot se ai po diskuton me Ukrainën një kornizë për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund armiqësive me Rusinë dhe se një takim me ukrainasit është planifikuar javën e ardhshme në Arabinë Saudite.

“Tani po diskutojmë se si të koordinojmë një takim me ukrainasit”, u tha Ëitkoff gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim ka të ngjarë të zhvillohet në Riad ose Jeddah.

Unë mendoj se ideja është të gjendet një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar,” shtoi ai.

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se delegacioni ukrainas do të kryesohet nga shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.

 Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov ka të ngjarë të jetë gjithashtu i pranishëm.

Blerti Delija

Recent Posts

Europa League në RTSH/ Roma mund Bilbaon në frymën e fundit, Lacio dhe Frankfurt shkëlqejnë në transfertë

Liga e Europës ka dhuruar emocione dhe spektakël në takimet e para të fazës së…

58 minutes ago

Trump ndalon tarifat ndaj Meksikës, pritet të hiqen edhe ndaj Kanadasë

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten një vonesë tarifore gati një mujore për të gjitha…

1 hour ago

Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD në degën…

1 hour ago

Miratimi i marrëveshjes për pensionet nga Italia, Rama: Asnjë vit pune nuk humbet

Kryeministri Edi Rama reagoi të enjten për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kontributeve të…

1 hour ago

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe temperaturat të larta

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) ditën e sotme vendi  ynë do të…

1 hour ago

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

17 hours ago

This website uses cookies.