shba drone kosova
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Policisë së Kosovës shtatë dronë të cilët do të shërbejnë për misione vëzhguese dhe taktike.
Në një ceremoni të organizuar, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka falënderuar SHBA-në për furnizimin dhe për mbështetjen. Ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht të nevojshëm dhe të çmueshëm donacionin nga SHBA-ja.
“Do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve të Policisë. Po ashtu edhe në monitorimin e kufijve dhe hetime. Janë dronë dhe pajisje që janë përzgjedhur nga ekspertët e Policisë së Kosovës. Unë mund të garantoj ambasadorin Hovenier që Policia të gjitha këto pajisje do t’i përdorë për qëllime të ligjshme në mënyrë që të sigurojë shërbime më kualitative për të gjithë qytetarët”, deklaroi Hoxha.
Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Xhefri Hovenir (Jeffrey Hovenier), i ka kondsideruar si burim jetik për organet e zbatimit të ligjit në Kosovë, dronët e dhuruara. Sipas tij, dronët mund të përdoren për të luftuar kontrabandimin e migrantëve, narkotikëve e të tjera.
“Sigurojnë mbikëqyrje dhe ofrojnë mbështetje taktike për misionet policore”, ka thënë ai ndërsa shtoi se donacioni është vazhdimësi e qëndrimit mbështetës të SHBA-së për Kosovën.
Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…
2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…
Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…
Zyrtarë të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Shkodër ka nderuar “2 Prillin”, ditën kur qyteti përkujton…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizites në Shkodër, komentoi edhe paraqitjen e ish-kryebashkiakut…
This website uses cookies.