Bota

SHBA ka dy herë më shumë trupa në Siri nga sa kishte deklaruar më parë

Pentagoni tha të enjten se ka në Siri 2,000 trupa. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i asaj që kishte deklaruar më parë, prej 900 ushtarësh.

Sipas Pentagonit trupat shtesë konsiderohen të përkohshme dhe se ishin dërguar për të mbështetur misionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit gjeneral major Pat Ryder u tha gazetarëve se ai nuk e dinte se për sa kohë ky numër kishte qenë 2,000, por shtoi se ndoshta bëhej fjalë prej disa muaj dhe përpara rënies nga pushteti të udhëheqesit sirian Bashar al-Assad.

“Vet unë e mësova këtë numër sot. Si dikush që ka qëndruar para jush dhe u ka thënë 900, doja ta dinit shifrën që kemi mbi këtë çështje”, tha zoti Ryder.

Shtetet e Bashkuara kishin thënë publikisht prej disa vitesh se kishin në Siri 900 trupa, të cilët po punonin me forcat lokale për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, por që ishte arritur të zmbrapsej.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri, megjithatë Presidenti i zgjedhur Donald Trump mund t’i largojë ato, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.