Categories: LajmeRajoni

SHBA kritika për heqjen e dinarit, Kurti: Jemi aleatë, por s’do pajtohemi për çdo veprim

Heqja e dinarit serb nga 1 shkurti 2024 ka tensionuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA, por kryeministri Albin Kurti shprehet se nuk mund të ndërhyjë në vendimet e Bankës Qendror të Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe SHBA janë aleatë dhe kanë marrëdhënie të mira, por kjo nuk do të thotë që duhet të pajtohen në çdo gjë.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti gjatë një aktiviteti në Kosovë.

Ai, lidhur me vendimin e BQK-së për dinarin serb, tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së, derisa shtoi se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.

Lidhur me marrëdhëniet me Serbinë, Kurti tha se do të shkojë në Bruksel nëse e thërrasin për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas Kurtit përtej historisë duhet që dy vendet të kenë një marrëdhënie normal për qytetarët

“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” tha Kurti.

SHBA e ka cilësuar vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit si veprim të njëanshëm dhe të pakonsultuar me aleatët, ndërsa thotë se BQK duhet të shtyjë zbatimin e vendimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liderët botërorë që do jenë prezentë në inaugurimin e Donald Trump, gazetarja Arapi zbulon detajet

Teksa na ndajnë pak orë nga inaugurimi i Donald Trump si presidenti 47-të i Shteteve…

7 minutes ago

Matura Shtetërore 2024, Manastirliu: Rritet nota mesatare vjetore, progresi më i madh në lëndën e matematikës

Në prezantimin e Raportit Publik të Maturës 2024, ku u shënua përqindja më e lartë…

9 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Partitë politike, pjesë e ekipit që do të numërojnë votën e diasporës

Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët rreth 4…

11 minutes ago

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ: Rreth 42 mijë kërkesa për të votuar nga jashtë

Rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që…

13 minutes ago

Berisha në SPAK: Prokurorët e ndershëm të denoncojnë Dumanin

Kreu demokrat Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje” në…

15 minutes ago

Kryebashkiaku Marinaj në SPAK: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot (20 janar) në…

17 minutes ago

This website uses cookies.