Categories: LajmePolitikëRajoni

SHBA kritikon Prishtinën për dinarin – Eskobar thotë se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashingtonin si partner

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar  tha se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashingtonin si partner lidhur me çështjen e dinarit serb. 

“Nuk dua të flas se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun, proces për të cilin SHBA është e përkushtuar plotësisht. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka thënë më së miri, kjo ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën që të integrohet në komunitetin transatlantik”, – u shpreh Eskobar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur në dialogun e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Eskobar tha se një zgjidhje për çështjen e dinarit përmes Asociacionit, do të duhej të bëhej përmes një procesi transparent dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

Kritikave amerikane për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovë kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur se nuk po rrezikohet partneriteti me SHBA-të. Ndërsa një dit më parë presidentja Vjosa Osmani tha se çështja e dinarit serbe duhej zgjidhur brenda vendit dhe nuk duhet të shkaktonte përplasje me vendet partnere.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

2 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

2 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

2 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

2 hours ago

This website uses cookies.