Lajme

SHBA mund të largohet nga NATO nëse aleatët nuk paguajnë, thotë Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s të paguajnë pjesën që u takon ose ai mund ta largojë vendin e tij nga aleanca ushtarake.

Sipas presidentit republikan, vendet e Bashkimit Europian dhe Kanadaja nuk po mbajnë përgjegjësinë që u takon në lidhje me buxhetin ushtarak.

Nëse ata i paguajnë faturat unë mendoj se po na trajton drejt dhe përgjigjja është që absolutisht do të jemi me NATO-n. Por nëse jo, absolutisht, absolutisht,” deklaroi z. Trump në një intervistë për rrjetin NBC, duke iu referuar tërheqjes nga Traktati i Atlantikut Verior.

Presidenti i zgjedhur amerikan gjithashtu i bëri thirrje Vladimir Putinit që të arrijë armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën, për ta ndalur luftën gati trevjeçare në Europë.

Gjatë intervistës, z. Trump tha se SHBA-ja mund të pakësojë ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i zgjedhur dhe kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takuan të shtunën në Paris me rastin e inaugurimit të Katedrales së restauruar të Notre Dame. Presidenti Emmanuel Macron tha se bisedimet ishin “konstruktive”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rusia është përgjigjur përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, se është e gatshme të bisedojë me Ukrainën nëse z. Zelenskyy e shfuqizon dekretin e nxjerrë në tetor 2022, që i bën të pamundura bisedimet me homologun rus Putin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

4 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

4 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

4 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

4 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

4 hours ago

This website uses cookies.