SHBA ndërmerr sulme ndaj grupeve të milicive që mbështeten nga Irani dhe Iraku
Pentagoni ka bërë të ditur se forcat e armatosura amerikane kanë ndëmarrë sulme ajrore ndaj grupeve të milicive të mbështura nga Irani në Iraku.
Ata erdhën në kundërpërgjigje të një sulmi ndaj bazës ajrore të Irbilit ku janë të dislokuara trupat amerikane po në Irak, dhe ku u plagosën tre amerikanë, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloid Ostin ( Lloid Austin ) u shpreh në një deklaratë se sulmet amerikane kishin shënjestruar tre objete të përdorura nga grupi Kataib Hezbollah të mbështetur nga irani dhe grupi që kanë lidhje me të. Austin bëri të ditur se këto milici kanë ndëmarrë një sërë sulmesh ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri. “Ndërsa nuk kërkojmë të përshkallëzojë konfliktin në rajon, jemi plotësisht të angazhuar dhe të përgatitur për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e shtetasve dhe objekteve tona” theksoi sekretari amerikan i mbrotjes.
Por qeveria irakiane dënoi sulmet amerikane duke i cilësuar ato si shkelje të papranueshme të sovranitetit të Irakut, dhe ndërkohë duke theksuar se sulmet nga grupet e armatosura ndaj bazave ushtrake ku ndodheshin këshilltarë të koalicioonit të drejtuar nga SHBA ishin akte armiqësore ndaj vendit.