Categories: BotaLajme

SHBA në gjendje gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje gatishmërie dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo amerikane në rajon, si përgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit tek ambasada iraniane në Siri, tha të premten një zyrtar amerikan.

“Jemi pa dyshim në një gjendje të lartë vigjilence”, tha një zyrtar, duke konfirmuar se sulmi mund të ndodhë gjatë javës që vjen.

Mendohet se ishin avionët izraelitë që sulmuan ambasadën iraniane në Damask të hënën, duke shënuar kështu një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Joe Biden e diskutoi këtë çështje gjatë një telefonate të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ekipet tona mbajnë kontakte të rregullta dhe të vazhdueshme që nga ai moment. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht mbrojtjen e Izraelit nga rreziqet nga Irani”, tha një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden.

Ndërkaq, komandanti i Gardës së fuqishme Revolucionare të Iranit paralajmëroi të premten se “burrat tanë guximtarë do ta ndëshkojnë regjimin zionist”, duke përshkallëzuar kështu kërcënimet ndaj Izraelit pas sulmit ajror që vrau më herët këtë javë shtatë zyrtarë të lartë të gardës, ndër ta edhe dy gjeneralë.

Sulmi, për autorësinë e të cilit mendohet gjerësisht se ka përgjegjësi Izraeli, shkatërroi një seksion konsullor të ambasadës iraniane në Siri. Sulmi ndaj një kompleksi diplomatik iranian ishte një përshkallëzim domethënës i asaj që ka qenë një luftë e gjatë në prapaskenë mes dy vendeve armike dhe Izraeli është përgatitur për një kundërpërgjigje.

Tensionet u rritën ndërsa vazhdon lufta gjashtëmujore Izrael-Hamas në Gazë, duke rikthyer kështu sërish frikën e zgjerimit të konfliktit rajonal. Grupi militant islamik Hamas, i cili ka qeverisur Gazën për 17 vite dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, është një ndër grupet që mbështet Irani, së bashku me organizatën paraushtarake Hezbollah në Liban dhe rebelët huthi në Jemen.

Organizata Hezbollah dhe grupi Huthi kanë kryer sulme në periferitë e luftimeve në Gazë. Grupi Hezbollah angazhohet në shkëmbime të përditshme zjarri në kufirin me Izraelin dhe grupi huthi sulmon vazhdimisht anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq citon VOA.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Atmosfera e Festave të Nëntorit në Lezhë – Shkollat organizojnë veprimtari të ndryshme artistike

Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire qytetin e Lezhës, i cili është veshur më…

14 minutes ago

62 monitorime nga ajri dhe mbi 109 mijë bimë kanabis të asgjësuara në 2024. Proda: Rriten rastet e kultivimit me llamba

Avionët e Guardia di Finanza dhe dronët e policisë shqiptare kanë asgjësuar 109 104 bimë…

29 minutes ago

Fushata kundër kanabisit 2024- Fabrizzio Bucci: Bashkëpunimi ynë dha rezultate cilësore

Ambasadori italian Fabrizio Bucci në fjalën e tij në konferencën e përbashkët mes Policisë së…

31 minutes ago

Bayern, Kompany paralajmëron: Do të përballemi me një ekip shumë të talentuar

"PSG, më pak i fortë se vitet e kaluara? Absolutisht jo”, tha Vincent Kompany në…

1 hour ago

Bayern-PSG, Luis Enrique: Jemi të ngjashëm, por vetëm një ekip do të duhet të vuajë

Moment i rëndësishëm në Champions League. Raundi i pestë do të luhet të martën dhe…

1 hour ago

Karçanaj pret zyrtaren e DASH, në fokus digjitalizimi dhe mbrojtja kibernetike

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një…

1 hour ago

This website uses cookies.