SHBA nën “pushtetin” e të ftohtit ekstre, të paktën 40 viktima
SHBA është goditur nga i ftohti ekstrem, ku për pasojë të paktën 40 persona që kanë humbur jetën në nëntë shtete, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se një valë e re e ftohtë do të pasojë në ditët në vijim.
Vdekje janë raportuar në Arkansas, Illinois, Kansas, Mississippi, Nju Jork, Oregon, Pensilvani, Tenesi dhe Wisconsin.
Të premten (19 janar) priten reshje të dendura bore nga perëndimi në lindje. Në pjesën jugore të vendit, borë pritet në Nashville, Lexington dhe Charleston, Virxhinia Perëndimore.
Për shkak të ngricave ka ndërprerje të energjisë në veriperëndim. Stuhitë e forta të dimrit kanë shkaktuar gjithashtu situata të vështira në të gjithë vendin, me mbylljen e shkollave dhe mijëra vonesa dhe anulime fluturimesh./ CNN