Categories: BotaLajme

SHBA nis aksionin diplomatik, synon të pengojë Izraelin që të godasë kryeqytetin e Libanit pas sulmit në Golan

Uashingtoni është përfshirë në një aksion diplomatik për të shmangur një luftë të plotë midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah, pasi grupi militant i mbështetur nga Irani në Golanin e pushtuar nga Izraeli, vrau 12 të rinj në fundjavë, sipas pesë personave që përfshijnë zyrtarë libanezë , iranianë dhe diplomatët evropianë në Lindjen e Mesme.

Fokusi i diplomacisë amerikane synon të kufizojë reagimin e Izraelit duke e nxitur të mos sulmojë Bejrutin me popullsi të dendur, periferitë jugore të tij ose infrastrukturën kyçe si aeroportet dhe urat, thanë burimet për Reuters, që kërkuan të mbeten anonime.  Zyrtarë libanezë thanë se kishin qenë në kontakt me ndërmjetësit amerikanë që nga sulmi në Golan.

Ndërkohë zyrtarët izraelitë thonë se vendi i tyre do ta sulmojë Hezbollahun, por jo ta përfshijë rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk do të komentonte mbi specifikat e bisedimeve diplomatike, megjithëse po kërkonte një zgjidhje të qëndrueshme për t’i dhënë fund shkëmbimit të zjarrit ndërkufitar mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Izraeli kishte çdo të drejtë t’i përgjigjej sulmit të Golanit, por se askush nuk dëshironte përhapjen e luftës. Një zyrtar iranian tha se Shtetet e Bashkuara i kishin përcjellë mesazhe Teheranit të paktën tre herë që nga sulmi i në Golan, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i situatës do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët.

Më herët, kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka diktuar politikën për luftën në Gaza dhe sulmet ndaj Hezbollahut, autorizoi kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes të vendosin për mënyrën dhe kohën e përgjigjes kundër grupit libanez.

Ndërkohë vendet perëndimore  u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani, ndërsa disa kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt atij shteti. Nga sulmi në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit u vranë 12 fëmijë dhe u plagosën 20 persona të tjerë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

3 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

3 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

3 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

3 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

3 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

3 hours ago

This website uses cookies.