Presidenti Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku e njoftoi për një paketë të re ndihme në fushën e sigurisë me vlerë 425 milionë dollarë. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se paketa përfshin armatim shtesë për mbrojtjen ajrore, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara dhe armatime të tjera thelbësore për të trajtuar nevojat urgjente ushtarake të këtij vendi.
Biden synon të forcojë mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Muajin e ardhshëm Presidenti i SHBA pritet të drejtojë një takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës për të koordinuar ndihmën ndërkombëtare për këtë vend.
Ndërsa Zelensky pritet të nxisë objektivin e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO këtë të enjte, gjatë një takimi në Bruksel me ministrat e mbrojtjes së aleancës ushtarake, synim që e publikoi një ditë më parë kur prezantoi “planin e tij të fitores” ndaj Rusisë para deputetëve të vendit të tij. Ndërkohë shefi i NATO-s Mark Rutte tha se ka ende çështje të vështira që duhen zgjidhur, përpara se Ukraina të anëtarësohet në aleancë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.