ad0c08df81f64f759968766736b1129c
SHBA do të ofrojë një paketë të re ndihme prej 325 milionë dollarësh për Ukrainën. Kjo paketë, synon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, por nuk përfshin raketat ATACMS për të cilat Kievi ka insistuar.
Po ashtu, paketa përfshin predha artilerie dhe sisteme për të kundërshtuar sulmet ajrore të armikut , sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) kishte bërë kërkesa specifike për pajisje ushtarake, duke aspiruar për të blerë raketa ATACMS me rreze deri në 300 kilometra, por ato nuk ishin përfshirë në paketën e shpallur.
Uashingtoni njoftoi paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin gjatë vizitës së Zelenskit në kryeqytetin amerikan.
Presidenti ukrainas falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në luftën e vendit të tij për të dëbuar pushtuesit rusë, gjatë një takimi me homologun e tij amerikan Xho Bajden (Joe Biden) dhe kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Siç tha ai, paketa e re përfshin “pikërisht atë që u nevojitet ushtarëve tanë” .
Zelenski falënderoi gjithashtu qeverinë amerikane për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë dimrit, si dhe kontributin e saj në blindimin e ardhshëm të forcave të armatosura ukrainase për të parandaluar çdo sulm të ri kundër vendit.
Ai theksoi se është mirënjohës jo vetëm për paketën e fundit të ndihmës ushtarake, por edhe për mbështetjen e Uashingtonit gjatë 575 ditëve të luftës së deritanishme.
Pas takimit me Zelenski, presidenti amerikan Xho Bajden tha se i pari nga 31 tanket Abrams që SHBA ka premtuar të furnizojë do t’i dorëzohet Ukrainës javën e ardhshme .
Që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, vlera e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën vlerësohet në 43.9 miliardë dollarë, shumë më tepër se çdo vend tjetër. Uashingtoni ka ofruar gjithashtu ndihmë të konsiderueshme financiare për Kievin.
Pas takimit me Zelenski, presidenti amerikan Xho Bajden tha se i pari nga 31 tanket Abrams që SHBA ka premtuar të furnizojë do t’i dorëzohet Ukrainës javën e ardhshme .
Carlos Alcaraz fiton Masterin 1000 pikësh të Montekarlos, pasi ka mposhtur në finale me rezultatin…
Muzika i kalon kufijtë dhe këtë e dëshmoi koncerti madhështor në katedralen historike Eglise du…
Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e…
Parashikimi i yjeve është i pranishëm çdo ditë në mëngjeset tona. E ardhmja mbetet gjithmonë…
Një botim i ri dhe shumë i vlefshëm ,kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë, pritet të…
Kisha katolike në Shkodër kremtoi të dielën e larit, e cila kremtohet një javë përpara…
This website uses cookies.