SHBA pritet të njoftojë rikthimin e grupit Houthi në listën e organizatave terroriste

46d90be0a20b4fc68e5d81ccf1579bc2

46d90be0a20b4fc68e5d81ccf1579bc2

Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për time.com.

Lëvizja vjen pasi Houthi-t kanë nisur dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Grupi thotë se ka sulmuar anijet në përgjigje të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken i hoqi nga lista grupin Houthi si një organizatë të huaj terroriste posaçërisht në shkurt 2021, pasi administrata u përpoq ta bënte më të lehtë importin e ushqimit dhe ndihmat humanitare në Jemen.

Ushtria amerikane ka kryer një seri sulmesh në Jemen, që në shënjestër kanë patur zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, ku janë stacionuar sistemet e lëshimit të raketave balistike, që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq. Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Milicia Houthi, aleate e Iranit ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen. Rebelët Houthi thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare. Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, në të cilin u vranë 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë, shkaktoi një përgjigje të fortë ushtarake nga Izraeli.

Menjëherë pasi administrata e Biden mori detyrën, Blinken hoqi emërtimet në një hap që u kritikua ashpër nga ligjvënësit konservatorë dhe të tjerë, por kishte për qëllim të mbante ushqimin, ilaçet dhe ndihmat e tjera shumë të nevojshme në Jemen.

Presidenti amerikan Joe Biden i quajti të premten forcat Houthi të Jemenit një grup “terrorist”, pasi avionët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin.

Udhëheqësit e grupit Houthi kanë kërcënuar se do të jetë një “përgjigje të fortë dhe efektive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.