SHBA, punonjësit e “Kaiser permanente” në grevë
Më shumë se 75 mijë punonjës të rrjetit të kujdesit shëndetësor “Kaiser permanente” kanë hyrë në grevë, më e madhja kjo e oganizuar ndonjëherë nga punonjësit e shëndetësisë në SHBA.
Në grevën tre ditore marrin pjesë infermieret, farmacistët dhe laborantët në pesë shtete amerikane dhe Uashington DC.
Nga kjo lëvizje, e cila vjen pas negociatave pa rezultat për kontratat e punës mes sindikatave dhe “Kaiser permanente” pritet të prekn rreth 13 milionë pacientë. Përmes grevës, koalicioni i sindikatave shpreson t’i ushtrojë presion kompanisë me seli në Kaliforni që të adresojë problemet me mungesën e stafit që filoi gjatë pandemisë së Covid 19 dhe të rrisë pagat e punonjësve.
Në mënyrë të vazhdueshme, sindikatat kanë pretenduar se “Kaiser permanente” ka arritur fitime të mëdha. Vetëm në gjysmën e aprë të këtij viti ka patur një fitim prej 3 miliardë dollarësh, ç’ka sipas sindikalistëve do të thotë se duhet të rinegociohen kontratat e punës. Në një deklaratë publikuar në muajin korrik, koalicioni i sindikatave pretendoi se drejtuesi ekzekutv i kompanisë fitonte 16 milionë dollarë në vit, dhe 49 drejtues të tjerë mbi 1 milionë dollarë secili.