SHBA/ Republikanët, garë të brendshme për shkarkimin e kreut të Përfaqësuesve në Senat

f4551f9434d341e7a9af449019c72e72

f4551f9434d341e7a9af449019c72e72

Republikanët në SHBA kanë nisur një mocion për shkarkimin e kolegut dhe njëherësh kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mekkarti (o. McCarthy).

Mocioni u nis nga republikani Met Gec (o. Matt Gaetz) nisur nga tensionet që u shfaqën përgjatë fundjavës, pasi Mekkarti miratoi një projektligj me ndihmën e demokratëve për të financuar agjencitë qeveritare.

Kryesia tani ka dy ditë për ta hedhur kërkesën për votim.

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në linjë për pozitën e presidentit, pas nënpresidentit.

Ai ka pushtetin të kontrollojë punët e komiteteve dhe mund të bëjë ose zhbëjë agjendën e Shtëpisë së Bardhë.

Në marrëveshjen e arritur të shtunën, e cila shmangi mbylljen e qeverisë amerikane, nuk është përfshirë ndihma ushtarake për Ukrainën në vlerë të gjashtë miliardë dollarëve, sepse Geci dhe disa ultrakonservatorë të tjerë këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë në luftën e nisur nga Rusia.

Bajden është zotuar se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore.

Për të shkarkuar Mekkartin pozitës i nevojitet një shumicë e thjeshtë, por deri tani pak republikanë kanë janë treguar të gatishëm për të bërë diçka të tillë. /Evropa e Lirë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.