Lajme

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk duhet të kishte nisur kurrë. Ai paralajmëroi se do të vendosë tarifa tregtare ndaj Bashkimit Evropian dhe Kinës nga 1 shkurti. “Bashkimi Evropian është shumë i keq me ne.  Do të ketë tarifa, kjo është e vetmja mënyrë, do të ketë barazi”, tha ai.

Trump u shpreh se administrata e tij po shqyrton një tarifë prej 10 për qind ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga ai vend në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë. Siç premtoi gjatë fushatës, Trump tha se po shqyrton vendosjen e tarifave ndaj këtyre të fundit, por shtoi se kjo gjë mund të ndryshojë vetëm nëse ato vende ndalojnë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanilit drejt SHBA.

Duke reaguar ndaj deklaratave të tij, Kina  tha se ishte e gatshme të diskutonte me Shtetet e Bashkuara dallimet mes tyre. “Ne gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo një luftë tarifore. Do të mbrojmë me vendosmëri interesat tona kombëtare”, tha Pekini. Meksika dhe Kanadaja reaguan me tone më të buta ndaj paralajmërimit të Trumpit. Presidentja meksikane theksoi se do t’u përgjigjej veprimeve të Shteteve të Bashkuara hap pas hapi.

Presidenti Donald Trump, i rrethuar nga gjigantët e teknologjisë, njoftoi edhe një investim madhor amerikan për të ndërtuar infrastrukturën për inteligjencën artificiale, një bashkëpunim mes gjigantit japonez Softbank, Oracle dhe OpenAI. Sipërmarrja e quajtur Stargate synon të investojë 500 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme dhe sipas presidentit amerikan pritet të krijojë më shumë se 100 mijë vende pune.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

2 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

2 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.