Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në të shtëna masive në një nga zonat më të njohura argëtuese në Birmingham, Alabama.
Dyshohet se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar mbi një grup njerëzish në zonën Five Points South, vend i njohur për jetën e natës.
Viktimat ishin të gjithë jashtë në trotuar ose në rrugë. Detektivët po punojnë për të përcaktuar nëse autorët iu afruan viktimave apo qëlluan nga një automjet.
Është e paqartë saktësisht se sa njerëz hapën zjarr apo motivet e ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Ngjarja në Alabama zgjeron listën e të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.