SHBA vendosi veton ndaj rezolutës së armëpushimit, Guterres: U minua besueshmëria e OKB-së

93dcc9ac909345eca704f9b0e7c7411a
Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur keqardhjen për dështimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur armëpushim në Rripin e Gazës.
Ai ka theksuar se OKB është “paralizuar”, ndërsa tha se ende nuk ka hequr dorë.
Duke folur në Forumin e Dohas në Katar, Guterres thotë se “autoriteti dhe besueshmëria e OKB-së minuan rëndë”.
Të premten, SHBA vendosi veton ndaj rezolutës që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza – duke thënë se një veprim i tillë do të kishte qenë i rrezikshëm dhe joreal, transmeton BBC.
Votimi u bë pasi Guterres vendosi nenin 99 të kartës së OKB-së që është përdorur rrallë për të sjellë në vëmendjen e këshillit “çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, teka shpjegoi se “ne po përballemi me një rrezik të rëndë të kolapsit të sistemit humanitar”.