Categories: BotaLajme

SHBA/ Vriten me armë 22 persona, plagosen 60 të tjerë. Policia në kërkim të autorit

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në një restorant dhe sallë bouling në Maine.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa autori 40-vjeccar Robert Card sipas mediave ndërkombëtare, është arratisur pas ngjarjes.

Autori, sipas policisë, është trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në një strukturë stërvitore të ushtrisë amerikane në Maine.

Card ishte angazhuar në një institucion të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.

Një zyrtar i administratës së shkollave të qarkut, bëri me dije se shkollat ​​publike nuk do të funksionojnë gjatë ditës së sotme.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) ka zhvilluar një bisedë telefonike me guvernatoren e Maine, Xhanet (Janet) Mills, senatorët Angus King e Suzan Kollins (Susan Collins) dhe kongresmenin Xhered (Jared) Golden.

Senatori King tha në një deklaratë se ishte “thellësisht i trishtuar për qytetin e Lewiston dhe të gjithë ata që shqetësohen për familjen, miqtë dhe fqinjët e tyre”.

Lewiston ka një popullsi prej rreth 38,000 njerëz dhe është qyteti i dytë më i madh në Maine pas Portland.

Sulmi i djeshëm është më vdekjeprurësi i këtij lloji në SHBA që nga gushti 2019, kur një i ri i armatosur me një AK-47 hapi zjarr ndaj klientëve kryesisht meksikanë dhe të Amerikës Latine të supermarketeve në El Paso, duke kryer atë që autoritetet e konsideruan si “një krim urrejtjeje me motive racore”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.