SHBA-ja në vitin 2023 numëronte 3.748 testata bërthamore në arsenalin e vet dhe pritet të çmontojë e nxjerrë jashtë funksionit 2.000 të tjera.
Të dhënat u publikuan nga Agjencia Amerikane për Sigurinë Bërthamore.
Krahasuar me vitin 1967, ngarkesat bërthamore për raketat në bilancin e SHBA-së janë ulur me 88 për qind, nga 31.255 testata që numëroheshin pak vite pas Krizës së Raketave në Kubë. Shifra ra gjithashtu nën 25 mijë testata në fund të Luftës së Ftohtë.
“Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dispononin një numër të madh dhe të larmishëm armësh bërthamore jostrategjike, të njohura edhe si armë bërthamore taktike. Nga viti 1991, SHBA-ja i ka tërhequr ose çmontuar gati të gjitha këto armë,” thuhet në dokument.
SHBA-ja e kishte deklasifikuar informacionin për armatimin e vet bërthamor për herë të fundit në 2021-in. Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) e vlerësoi administratën amerikane për transparencën, por u tregua kritike me ecurinë e nxjerrjes së këtyre armëve jashtë funksionit.
SHBA-ja dhe Rusia kanë firmosur dekada më parë traktatin për përgjysmimin e raketave bërthamore strategjike. Vitin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin njoftoi tërheqjen nga traktati “Fillim i ri” dhe është paralajmëruar që pala ruse mund të vijojë të pasurojë arsenalin e vet.
Sipas FAS-it, Rusia disponon 5.580 testata bërthamore, duke qenë edhe vendi i parë në botë për armatime të tilla, por sërish më i ulët sesa në vitet e Luftës së Ftohtë kur shifra arrinte në 40 mijë testata bërthamore nën zotërimin e Bashkimit Sovjetik. /FAS, Reuters
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.