Shefi i inteligjencës serbe jep dorëheqjen

Aleksander Vulin

Aleksander Vulin

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, Aleksandër Vulin ka dhënë dorëheqjen nga posti. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyrtari serb përmes një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Ish-drejtori i BIA-s deklaroi se treguesi i parë i korrektësisë së vendimit të tij do të jenë deklaratat hipokrite të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së në të cilat ata do të betohen se nuk kanë dashur as të vendosin ndëshkime dhe sanksione ndaj vendit të tij.

Më 11 korrik, Aleksandër Vulin u fut në listën e sanksioneve amerikane. Sipas Departamentit të Thesarit, ai ishte përfshirë në afera korruptive “për të nxitur agjendat politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacione të paligjshme narkotike dhe në shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim më 3 nëntor, Vulin tha se presidenti serb Vuçiç dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe. “Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”. shkroi  ai duke shtuar se sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dëshmi e luftës së tij të vazhdueshme për unitetin e serbëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.