Të papranueshëm e ka cilësuar sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antoni Guterres refuzimin që qeveria izraelit i ka bërë zgjidhjes me dy shtete të konfliktit me palestienzët, duke theksuar se një qëndrim i tillë do t’i jepte kurajë ekstremistëve kudo në botë.
Në një takim të nivelit të lartë që u mbajt në këshillin e sigurimit të OKB-së në lidhje me lindjen e mesme, Guterres tha se pushtimit të izraelit duhet t’i jepej fund. Këshilli me 15 anëtarë prej kohësh ka mbështetur idenë e dy shteteve që jetojnë pranë njëri tjetrit brenda kufijve të sigurt dhe të njohur. Palestinezët duan një shtet që përfshin bregun perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe rripin e gazës, territor ky që u mor nga izraelitët në 1967-ën.
E ndërsa në Gaza lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamas vijon me intensitet, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh javën e shkuar se Izraeli duhet të kishte kontrollin e sigurisë të të gjitha tokave në perëndim të lumit Jordan, që përfshin territoret palestineze.
E gjithë popullsia e gazës po përjeton shkatërrimin në një shkallë dhe shpejtësi që nuk gjen precendent në historinë modern. Asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez, theksoi Guterres.
Në takimin e këshillit të sigurimit foli edhe ministri i jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i cili e akuzoi Netanjahun se kishte vetëm një synim, mbijetesën e tij politike në kurriz të miliona palestienzëve nën pushtimin e paligjshëm izraelit.
Al-Maliki gjithashtu tha se ishte koha që Shteti I Palestinës të pranohej në OKB. Që kjo të realizohet duhet që të 15 anëtarët e këshillit të sigurimit, mes të cilëve edhe aleati I izraelit, SHBA që ka të drejtën e vetos si anëtar i përhershëm, të dorëzojnë rekomandimin përkatës pranë asamblesë së përgjithshme me 193 anëtarë.
"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…
Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…
Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…
Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…
This website uses cookies.