Shefi i OKB-së: Jam i tmerruar nga sulmi i Izraelit ndaj autoambulancave në Gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur i tmerruar nga sulmi i Izraelit ndaj një kolone autoambulancash në Gaza.
Guterres e ka bërë deklaratë pas sulmit pranë spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës, objekti më i madh mjekësor në enklavë, vrau të paktën 15 njerëz dhe plagosi 50 të tjerë të premten, referuar autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi.
“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al-Shifa. Imazhet e trupave të shpërndara në rrugë jashtë spitalit janë tronditëse”, tha shefi i OKB-së.
Ndërkaq, ai tha se nuk i kishte harruar “sulmet terroriste” të Hamasit në Izrael, “vrasjet, gjymtimin dhe rrëmbimet, duke përfshirë gratë dhe fëmijët”, ndërsa përsëriti thirrjet për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza.
“Tani, për gati një muaj, civilët në Gaza, përfshirë fëmijë dhe gra, janë rrethuar, u është mohuar ndihma, janë vrarë dhe janë bombarduar nga shtëpitë e tyre. Kjo duhet të ndalet”, ka theksuar Gueterres.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për situatën e rëndë humanitare, për të cilën tha se ishte “e tmerrshme”.
“Nuk po vijnë gati ushqime, ujë dhe ilaçe të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e njerëzve. Karburanti për të furnizuar spitalet dhe impiantet e ujit po mbaron” tha ai.
Nga ana tjetër, Izraeli ka pranuar përgjegjësinë për sulmin jashtë spitalit Al-Shifa, duke thënë se kishte në shënjestër një ambulancë që përdorej nga Hamasi.
Spitali Al-Shifa e ka gjetur veten gjithnjë e më shumë pjesë të vijës së frontit pasi Izraeli javën e kaluar pretendoi se objekti është vendi i një qendre komandimi dhe kontrolli të rëndësishëm të Hamasit.
Palestinezët e kanë hedhur poshtë pretendimin e ushtrisë izraelite, me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, Dr.