Shefi i shtabit të Ushtrisë serbe: S’planifikuam aneksimin e veriut, i mohoj akuzat
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.
Ai i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ku synohej aneksimin e veriut të Kosovës.
“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.
“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.
Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Ndërsa, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën më(1 tetor) se, Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.