Categories: Lajme

Shefi i SPAK takim me student / Dumani: Kemi pavarësi totale në punën tonë

Altin Dumani, shefi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një takim me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Gjatë bashkëbisedimit me studentët , por edhe në përgjigje të interesit të tyre, shefi i SPAK ka përcjellë disa mesazhe të rëndësishme.

Ai ka kujtuar se në dhjetor SPAK mbushi 4 vite nga krijimi i tij, duke shtuar se është bërë funksional vetëm vitin e shkuar, pasi u plotësua organika. Dumani ka thënë se rëndësi parësore i kushtohet integritetit të treguar edhe në detyra të mëparshme si dhe profesionalizmit.

Në përgjigje të pyetjeve të sudentëve, shefi i SPAK ka thënë se kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve me politikën. Për të folur për suksese, ka vijuar Dumani, duhet të presim vendimet e gjykatave për subjektet e nivelit të lartë. Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë, është e lodhshe por jo e pamundur, ka deklaruar mes të tjerave shefi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Drejtuesi i SPAK ishte në Shkodër, në një takim të organizuar në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit me temë luftën kundër korrupsionit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

2 minutes ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

8 minutes ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

12 minutes ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

15 minutes ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

21 minutes ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

24 minutes ago

This website uses cookies.