Shefja e diplomacisë rumune viziton Tiranën

98fb03bfd854429ca1d3816b9bbbcc50
Ministrja për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita-Teodora Odobescu, nis të martën pas dite një vizitë në Tiranë e ftuar nga Ministri për Evropën e Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.
Dy ministrat do të kenë fillimisht një takim kokë më kokë, për të vijuar më pas me takimin mes delegacioneve, bën të ditur MEPJ.