Categories: BotaLajme

Shefja e FMN: Qeveritë europiane do “pendohen” nëse i mbështesin fermerët që protestojnë

Prej javësh, fermerët nga Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Polonia, Rumania dhe Greqia po zhvillojnë protesta bllokuese, por paqësore, të cilat synojnë sigurimin e lehtësirave financiare nga liderët europianë, teksa ata përgatiten për zgjedhjet në BE.

Kur sheh fermerët që protestojnë, në nivel njerëzore kupton vështirësitë me të cilat ata përballen dhe nuk është e lehtë ajo që bëjnë. Por nëse kjo frymë vazhdon dhe i vendos qeveritë në një cep ku ato nuk do e dinë çfarë të bëjnë për të fuqinë e ekonomisë, atëherë mund të vijnë ditë për të cilat ata do të pendohen,” deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, nga selia në Uashington.

Mijëra fermerë nga e gjithë Europa protestuan të enjten në Bruksel gjatë kohës kur presidenti francez, Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron) dhe kryekomisionerja europiane, Ursula fon der Lajen (o. Leyen) bisedonin për të “ardhmen e bujqësisë europiane”.

Pas samitit, Makroni u tha reporterëve se Franca arriti të bindë BE-në që të vendosë rregulla më strikte për importet e drithrave dhe mishit të pulës, edhe nga Ukraina.

Sindikatat kryesore të fermerëve francezë kanë apeluar që t’i jepet fundi bllokadave disajavore në vend për çështje pagesash, taksash dhe rregulloresh, pasi qeveria premtoi se do të ndërhyjë për t’i mbrojtur financiarisht.

Sipas Ministrisë franceze të Financave, masat mbështetëse parashikohet t’i kushtojnë buxhetit rreth 400 milionë euro, ndërsa Ministria e Bujqësisë “zemëroi” ambientalistët me lajmin se rregullorja për reduktimin e pesticideve nuk do të aplikohet ashtu siç mendohej. /AFP

RTSH Shkodra

Recent Posts

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

 Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…

1 hour ago

Media spanjolle “El Periódico”: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…

1 hour ago

Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…

1 hour ago

“Një ditë kuqezi në Londër”, Rama ndan fotot nga takimi me shqiptarët në Angli

Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…

1 hour ago

Shikimi i njeriut me katërputroshin e lidh atë me emocionet e tij

Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…

2 hours ago

Nga Finlanda në Itali, historia e trishtë e një … gushkuqi!

Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…

2 hours ago

This website uses cookies.