Categories: LajmeRajoni

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen nis nga Shkupi turin ballkanik

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.

Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

Përveç kësaj, gjatë takimeve me autoritetet maqedonase një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet reformave dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për integrimin evropian.

Kemi çështje të rëndësishme për të biseduar në lidhje me reformat dhe angazhimet tjera para përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe përpara publikimit të Raportit Vjetor të Progresit 2023. Në takimet e ditës së hënë presim diskutime të dobishëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për përparim të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha zëvendëskryeministri maqedonas, Bojan Mariçiq, përmes një postimi në Facebook pas pritjes që i bëri zyrtares së BE-së në aeroportin e Shkupit.

Vizitën në Maqedoninë e Veriut, shefja e KE-së e nisi me një darkë pune me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa të hënën do të pritet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ajo po ashtu do të vizitojë edhe një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve të financuar nga programi evropian IPARD.

Në agjendës e zyrtares së lartë të BE-së, për momentin nuk janë paraparë takime me drejtuesit e opozitës maqedonase nga të cilët varet nëse do të miratohen apo jo ndryshimet kushtetuese deri në dhjetor, pas së cilës do të dihet nëse Këshilli Evropian do ta marrë vendimin që Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut të nisin fazën e dytë të negociatave të anëtarësimit.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se nga vizita e Ursula von der Leyen pret që ajo të njoftojë nisjen pa kushte të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Unë pres që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dalë me qëndrimin se Maqedonia [e Veriut] pa kushte do të nisë bisedimet BE-në dhe se pa kushtet shtesë me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, do t’i fillojmë negociatat”, ka deklaruar Mickovski duke komentuar vizitës e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zyrtarja e BE-së, pritet të theksojë rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

Ndryshimet duhet të miratohen nga Kuvendi me dy të tretat, por shumica parlamentare nuk ka votat e nevojshme andaj kërkohet mbështetja e opozitës, e cila i kundërshton me arsyetimin se janë të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

2 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

2 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

2 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

3 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.