Shefja e USAID-it: Gaza në krizë të tmerrshme humanitare, të vijojë armëpushimi
Shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Samantha Power ka deklaruar rritja e dërgesave të ndihmave në Gaza, të cilat janë mundësuar nga armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, duhet të kthehet në normalitet.
Sipas saj, situata është kritike dhe ndihmat duhet të vazhdojnë.
“Është absolutisht kritike dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë, me partnerët tanë ndërkombëtarë, të përfitojmë plotësisht nga kjo pauzë, por edhe të sigurohemi që fluksi i kamionëve dhe furnizimeve të vazhdojë, që kjo të bëhet një normalitet i ri,” tha ajo.
Power tha se qëllimi është të rriten ndihmat me një fokus të veçantë në sjelljen e më shumë karburant dhe furnizimeve të dimrit ndërsa moti bëhet më i ftohtë.
“Ne duhet të plotësojmë furnizimet humanitare. Kjo është deri tani faza më e rëndësishme”, u shpreh ajo.
Kur u pyet se si grupet e ndihmës mund të siguronin rrjedhën e vazhdueshme të mallrave humanitare në Gaza nëse luftimet rifillojnë, Power tha se diskutimet rreth aksesit ishin duke u zhvilluar midis zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.