Shega e Anës së Malit, 72-vjeçari nuk heq asnjëherë dorë nga punët në bujqësi

Shumë moshatarë të tij kanë hequr dorë nga punët në bujqësi, ndërsa Ahmetin e gjen çdo ditë duke punuar në vreshtën me produkte të lloj- llojshme. 72-vjeçari nga fshati Dodaj i Anës së Malit ka kultivuar të gjitha llojet e pemëve frutore të stinës, mbi 200 rrënjë shega, portokalle, mandarina, e shumë prodhime të tjera të stinës.
Me këtë punë, Ahmeti mundohet ҫdo ditë të plotësojë nevojat e familjes, por thotë se vështirësitë me të cilat përballet janë të mëdha.
Fshati Dodaj është i njohur për bukuritë natyrore dhe për disa tradita të veçanta. Në këtë zonë, shegët janë një kultivim i rëndësishëm dhe pjesë e kulturës lokale.