Shehaj bllokon foltoren, kërkon interpelancë me Ballukun. Spiropali e përjashton: Kopje e keqe e origjinalit

Shehaj bllokon foltoren

Deputeti opozitar Agron Shehaj ka bllokuar foltoren pasi kërkoi interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë-Kashar, që nuk ishte në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit.

“Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj në lidhej me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun, prapë interpelanca për ministren balluku nuk keni kohë ta vendosni. Vendoseni vetë datën, por duhet të jepni llogari për një aferat më të mëdha që ka ndodhur në këto 30 vjet”, tha Shehaj.

Shehaj bllokoi foltoren duke bërë që deputetët dhe ministrat të mbanin fjalën e tyre nga vendi gjë që solli reagimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali duke kërkuar përjashtimin e tij.

Spiropali gjithashtu e quajti Shehajn “një kopje e keqe e origjinalit”, dhe theksoi se për opozitën ka më shumë përvojë në bllokimin e foltores.

“Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë. Lësho foltoren se do t’u përjashtoj nga seanca. Nuk e merrni dot fjalën për procedurë pasi ia kam dhënë fjalën një deputeti të kuvendit. Nuk u shkon, se për të qenë kopje të këqija të disa tjerëve janë më mirë origjinali. Zhblloko foltoren. Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuar të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja”, tha Spiropali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.