Shehaj: Pse qeveria largoi koncesionarin në Portin e Durrësit kur kompania e ka çuar në Arbitrazh?

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka akuzuar qeverinë se ka larguar koncesionarin gjerman në Portin e  Durrësit, në një kohë që ky i fundit ka kërkuar në Arbitrazh 40 mln euro nga Shqipëria për prishje të kontratës. Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se zv.kryeministrja Balluku ka firmosur më 31 korrik transferimin e kuotave të koncesionarit gjerman në një kompani tjetër, ku sipas tij nuk dihet se kush qëndron pas.

Duke e cilësuar një aferë korruptive, Shehaj kërkon nga zv.kryeministrja të sqarojë opinionin publik lidhur me kontratën e firmosur, që sipas tij është bërë në mënyrë private nga kryeministri Rama.

“Koncesionari gjerman në Portin e Durrësit I ka kërkuar Shqipërisë në Arbitrazh 40 mln euro , pasi sipas tyre qeveria I ka prishur kontratën. Ndërkohë që gjyqi vijon, Balluku ka lejuar që ky koncesionar të shes koncesionet në një subjekt të ri, pas të cilit nuk dihet kush fshihet. Dokumenti është firmosur nga zv.kryeministrja më 31 korrik, ku autorizohet transferimi i kuotave të koncesionarit në Portin e Durrësit. Nuk dihet se sa është vlera për të cilën është transferuar pronësia e kompanisë, por deri më sot janë paguar 13 mln euro. Këto janë paguar për një koncesion për të cilin qeveria është në Arbitrazh me kompaninë gjermane, koncesion që nuk ekziston pasi Porti i Durrsit është zënë nga Alabbar. Kjo ka ndodhur dhe janë fakte, kemi të bëjmë me një marrëveshje okulte ku askush nuk është në dijeni dhe është ndërmjetësuar në mënyrë private nga kryeministri Rama. Ai largoi koncesionarin gjerman dhe mori në dorë koncesionin e Portit të Durrësit. Zv.kryeministrja të sqarojë shqiptarët se si një komani paguan 13 mln euro për një koncesion nuk eksiton më dhe ka një gjyq në arbitrazh. Kush janë pronarë të koncesionit? Çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare koncesionit? A vazhdon gjyqi në Arbitrazh? Pse është mbajtur I fshehtë transferimi I koncesionit? A është vendosur në qershor largimi I koncesionarit gjerman për të vijuar i qetë trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit? Këto pyetje duhet t’u jap përgjigje ministrja balluku. Kjo marrëveshje është një aferë korruptive. Qeveria përmes oligarkëve ortakë dhe kompanive offshore ka marrë në kontroll të gjithë ekonominë dhe infrastrukturën e vendit që të konsolidojë  pushtetin politik dhe të bëjë të pamundur rotacionin demokratik të pushtetit”, tha Shehaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.