Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar urgjentisht futjen së rend dite në seancën e ardhshme plenare, kërkesën e demokratëve për mocionin me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Duke konsideruar si shkelje të rëndë të procedurës parlamentare mosfutjen në seancë të kërkesës së tyre, Shehu u shpreh se ky vendim ka çmim të rëndë për të vërtetën historike, për rolin e Shqipërisë dhe në kurriz të Kosovës.
“Shkelje e rëndë e procedurës parlamentare me pasoja politike për vendin dhe rajonin. Pasoja mjaft serioze me heshtjen tonë dhe mosrespektimin e procedurës sonë. Disa muaj më parë, kemi paraqitur një kërkesë me shkrim brenda rregullores për një mocion me debat për njohjen e genocidit serb në Kosovë.
Atje ka dhe një kërkesë për qeverinë për të asistuar qeverinë e Kosovës pranë HAGË-s për njohjen ndërkombëtare të këtij gjenocidi.
Mosfutja as në rend dite i këtij mocioni, ka andikapuar një proces të tërë të dënimit të këtij gjenocidi, të fajësimi të Kosovës në mënyrë të padrejtë në ato vite, të dobësimit të rolit të Shqipërisë.
Në këtë mënyrë krijojmë revanshe të reja ndaj Kosovës e rajonit.
Heshtja jonë ka një çmim të rëndë për të vërtetën historike, për rolin e Shqipërisë dhe në kurriz të Kosovës. Fusni urgjent në seancë plenare kërkesën tonë”, tha Shehu.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.