Shehu: Ndryshimet për Kodin Zgjedhor, sipërfaqësore. PD del me Berishën në fushatë

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka cilësuar ndryshime sipërfaqësore dakordësinë e arritur mes PS dhe PD për të ndryshuar Kodin Zgjedhore. Në një intervistë për RTSH 24 , Shehi tha se PS nuk donte një reformë zgjedhore të mirëfilltë dhe me këto ndryshime thjeshte pranoi të bëj disa rregullime në Kodin Zgjedhor.

“Janë ndryshime sipërfaqësore dhe nuk kemi të bëjmë me një reformë zgjedhore se PS nuk e pranoi një gjë të tillë.PS nuk pranoi të bënte ndryshime thelbësore që nga njohja e koalicioneve. Duhet të kishe elementë të tjerë për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-i. Kemi të bëjmë me disa rregullime që janë imponuar nga gjykata kushtetuese. Vota e diasporës është një nga kërkesat tona konstante. Në parim është pozitiv por ka ende për të bërë, ky kod zgjedhor nuk jep siguri për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Shehi.

A është PD më e formë më këto ndryshime zgjedhore në zgjedhjet e 2025? Për Shehin, PD është e fortë për shkak të zgjerimit dhe programit që ka, ndërsa theksoi se do dalë në fushatë dhe si kandidat për kryeministër me Sali Berishën, edhe pse ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie”.

“Ne do dalim bë fushatë me Zotin Berisha dhe ai është kandidati ynë për kryeministër. Ata e bëjnë në arrest se e kanë frikë. PD është e fuqishëm në këto zgjedhje për shkak të programit, zgjerimit të ka dhe luftën ndaj regjimit”, tha Shehu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.